Ibrahimoglu i jep lamtumirën Egnatias

Ndeshja përballë Borac Banja Luka në “Elbasan Arena” ka qenë e fundit për Melih Ibrahimoglu si një lojtar i Egnatias. Mesfushori turk, u përshëndet me shokët pas takimit, pasi sot do të niset drejt vendlindjes ku i është bashkuar Konyaspor të Cikalleshit. Klubi në fjalë ka bërë gjithçka gati madje ka caktuar edhe ditën e vizitave mjekësore. Më datë 19 korrik, Ibrahimoglu do të kryejë vizitat mjekësore, të cilat do të pasohen nga firma mbi kontratë.

Me Konyaspor, fantazisti do të firmosë një kontratë 3-vjeçare. 24-vjeçari u bashkua me Egnatias në janar të këtij viti, atëherë kur vendosi të mbyllte aventurën në Holandë me Heracles. Në sezonin që lamë pas, Ibrahimoglu ka luajtur 26 ndeshje me Egnatias, duke shënuar 4 gola dhe asistuar në 2 tjera.

sfidanti.al