Ditmar Bicaj trajneri i ri i Burrelit

Ditmar Bicaj, është trajneri i ri i Burrelit. Ish-futbollisti kampion në Superiore, ku fitoi gjithçka, ka vendosur të nis një rrugëtim të ri, por këtë herë si “timonier”. Bicaj, ka pranuar ofertë e Burrelit dhe sot është prezantuar nga kryebashkiaku Agon Malaj, i cili në fjalën e tij tha se shikon tek ai njeriun e duhur për ta kthyer kompetitiv ekipin matjan. Bicaj deklaroi për mediat e pranishme, se objektivi do të jetë të ndërtoj një skuadër kompetitive që të bëj krenar qytetin, ndërsa kërkoj mbështetje nga tifozët.

“Baza e ekipit do të jetë me lojtar shqiptar, të huaj do të ketë shumë pak dhe ata që bëjnë diferencën. Ne do të ndërtojmë një ekip që të respektoj qytetin dhe të dashuroj fanellën. Objektivi kryesor është që ne të jemi një, tifozët, klubi, lojtarët. Dua të kem dashamirësinë e tifozëve dhe të na mbështesin në çdo momente. Ne duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës. Nga tifozët e Burrelit kërkojnë të na mbështesin dhe ne do t’i bëjmë krenar”, tha Bicaj.

Ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë fushatë, Burreli do të luftojë për gjashtëshen e parë në klasifikim. Mësohet se faza përgatitore do të nis në javën e dytë të korrikut dhe gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen edhe disa ndeshje miqësore.

sfidanti.al