Toni Kroos përshëndetet edhe zyrtarisht me Real Madrid. Për mesfushorin e Gjermanisë, e diela ishte edhe dita e fundit në kontratë me “Los Blancos”. Kroos, vendosi që pas këtij sezoni të “varë këpucët në gozhdë” teksa është duke luajtur ndeshjet e fundit të karrierës me Gjermaninë në Euro 2024. Megjithatë, pas kualifikimit në çerekfinalet e europianit, 34-vjeçari gjen kohë për t’i dërguar edhe një mesazh Real Madrid duke e falenderuar për 10-vitet e bashkëpunimit.
“Sot ishte edhe dita e fundit si lojtar i Real Madrid. Është një ndjesi e çuditshme, por unë do të jem gjithnjë një nga ju. Do t’i jem përgjithnjë falenderues klubit”, shkruan Kroos. Mesfushori ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm për Realin në të gjithë këto vite duke kontribuar në sukseset e madrilenëve në Champions League dhe LaLiga.
sfidanti.al