Kevin De Bruyne drejtë Arabisë Saudite

Klubet saudite dhe Mançester Siti po mendojnë seriozisht për të ardhmen e Kevin De Bruyne. Sipas shtypit britanik bashkëshortja e belgut i ka hapur dritën jeshile transferimit në Arabi, aty ku disa klube kanë shprehur interes për mesfuhsorin e Sitit. De Bruyne ka kontratë me City-n deri në 2025 dhe sipas kontratës paguhet plot 300.000 paund në javë. Vetë lojtari ka pranuar se po mendon largimin nga Anglia: ”Kam ende një vit kontratë dhe më duhet ende kohë që të mendoj se çfarë do të bëj në të ardhmen”.

sfidanti.al