Skena të pabesueshme për futbollin profesionist që vijnë nga Afrika, aty ku sporti më popullor është një miks mes traditave vendase të përleshjeve dhe lojës me topin në këmbë e rregullave që duhen respektuar por shpesh herë nuk ndodh një gjë e tillë. Edhe pse janë njerëzit që duhet të japin më shumë se kushdo mesazhin e paqes, lojtarët në fushë përfshihen në një sherr masiv që po bën xhiron e botës. Bëhet fjalë për ndeshjen Ganë – Marok të fituar nga yjet e Afrikës me rezultatin 2-1 por jo gjithçka shkoi sipas parashikimeve sepse në një moment të ndeshjes, për shkak të një vendimi të kontestuar të arbitrit, në fushë u hapën portat e ferrit dhe mbi kokat e trupat e lojtarëve fluturuan madje edhe patericat.