Kthesë vendimtare për emrin e trajnerit të ardhshëm të Milanit: tani vetëm Paulo Fonseca është në garë. Kandidaturat e tjera tashmë kanë rënë. Trajneri që do të garojë nesër me Lille për kualifikimin në Champions League, ka pasur një tjetër kontakt telefonik ditën e djeshme me Milanin, duke konfirmuar interesin e ndërsjellë të palëve.
Një profil ndërkombëtar që, tashmë e njeh Serinë A, pasi ka qenë trajner në Romë, parime të qarta loje, një ndjenjë e mirë me lojtarët e rinj dhe një pagë jo e ekzagjeruar: pikërisht ajo që kërkon treshja Furlani-Ibrahimovic-Moncada. Vendimi përfundimtar do të përkojë me lamtumirën e Stefano Piolit, kështu që Milani i ka dhënë vetes shtatë ditë kohë për të mbyllur çështjen në mënyrë që t’i japë një lamtumirë të denjë trajnerit të titullit në vitin 2022 dhe të vendosë projektin e ri teknik.
sfidanti.al