Real Madrid pasi siguroi titullin kampion, djemtë e Carlo Ancelottit do të japin gjithçka për të thyer Borussian e Dortmundit në finalen e Championsit në “Wembley”. Për të dërguar kupën me veshë të mëdhenj për herë të 15-të në kryeqytetin spanjoll. Ndërkohë drejtuesit po merren me merkaton dhe rinovimet, aspekt ky tepër i rëndësishëm për të ardhmen. Bisedimet me legjendat Luka Modric dhe Toni Kroos vijojnë, teksa është gjetur gjuha e përbashkët për të zgjatur bashkëpunimin me Lucas Vasquez, autor i 2 golave dhe 5 asistimeve gjatë këtij edicioni. Anësori i djathtë, i cili ndodhet në vitin e fundit të kontratës, ka zhvilluar ndeshje mjaft të mira. “Los Blancos” kanë gati rinovimin me 32-vjeçarin.
sfidanti.al