E ardhmja e Xavi Hernandez është kthyer në pikëpyetje. Për këtë flet edhe gazeta Sport, sipas së cilës presidenti Joan Laporta tani ka vendosur të shkarkojë trajnerin e katalanasve pasi ka pasur mendime të lëkundura javët e fundit. Numri një i Blaugranas do të udhëtojë nesër në Zaragoza për të parë ndeshjen e ekipit të femrave kundër Real Sociedad në finalen e Kupës, ndërsa të dielën do të jetë në tribunat e Olímpic Lluís Companys për të parë ndeshjen e Rayo Vallecano. Një fitore e Barçës do të çertifikojë objektivin minimal të sezonit, vendin e dytë në La Liga. Me objektivin e arritur, javën e ardhshme do të jetë koha për të folur sërish me Xavi dhe për të shpallur ndryshimin në stol. “Është një vendim që presidenti e ka marrë tashmë dhe që mund të shmanget vetëm me një ndryshim tjetër rrënjësor, diçka që nuk është përjashtuar asnjëherë te Barça kohët e fundit”.
sfidanti.al