Frimpong në shënjestër të të mëdhenjve

Jeremie Frimpong mund të largohet nga Bayer Leverkusen. Mbrojtësi zhvilloi një sezon të shkëlqyer dhe sipas Bild ka tërhequr interesin e Bayern Munich, Manchester City, Manchester United, Arsenal dhe Real Madrid. Klubet e mëdha do të duhet të paguajnë të paktën 40 milionët e parashikuara nga klauzola. 23-vjeçari ka luajtur 30 ndeshje në Bundesligë dhe ka realizuar 9 gola, ndërsa ka dhuruar 7 asiste. Leverkusen këtë verë do të jetë shumë e angazhuar në merkato, pasi klube të ndryshme do të tentojnë që t’i rrëmbejnë lojtarët më të spikatur.

sfidanti.al