Trazirat e shkaktuara nga tifozët e tyre javën e kaluar u kanë kushtuar shtrenjtë Lyonit dhe Besiktasit. UEFA mori masa të forta ndaj këtyre klubeve për atë ngjarje që bëri që ndeshja mes tyre e Europa League në ‘stade de Lumiere’ të niste me 45 minuta vonesë. nëpërmjet një komunikate për shtyp, qeveria e futbollit evropian dënoi Lyonin dhe Besiktasin me përjashtim nga të gjitha aktivitetet evropiane për sezonin e ardhshëm. por jo vetëm kaq, UEFA mori edhe masa ndëshkuese financiare duke i gjobitur këto dy skuadra me nga 100 mijë euro gjobë. Sfida mes Lyonit dhe Besiktasit në Francë përfundoi me fitoren e transalpinëve 2-1.
sfidanti.al