Juventusi ka hedhur sytë nga Monza për të gjetur portierin e të ardhmes. Bardhezinjtë kanë shfaqur interesin për 27-vjeçarin Michele Di Gregorio, që për të dytin sezon radhazi po shkëlqen në portën e skuadrës nga Brianzola. Di Gregorio është padyshim një nga elementët më të fortë të organikës së Monzës, teksa Giuntoli ka mbajtur një takim me Gallianin për të kërkuar informacion pikërisht mbi mundësinë e transferimit të portierit të Torino. Monza pretendon të arkëtojë një shifër prej 20 milionë eurosh për portierin, ndërsa Juventusi kërkon të paguajë më pak kesh dhe të përfshijë në marrëveshje ndonjë prej futbollistëve të rinj që ka në organikë. Për Di Gregorion ka shfaqur interes edhe Interi, duke qenë se portieri është rritur pikërisht në akademinë zikaltër, por milanezët e shohin më shumë si një element për të ardhmen, pasi edhe sezonin e ardhshëm titullar do të jetë zvicerani Yann Sommer.
sfidanti.al