Cannavaro zyrtarizohet si trajner i Udineses

Fabio Cannavaro është trajneri i ri i Udineses. Pak ditë pas vizitës në Shqipëri, ish-mbrojtësi i njohur do të nisë një aventurë të re në krye të Udineses. Ka qenë vetë klubi italian që përmes një njoftimi zyrtarizon pasardhësin e Cioffit, që u shkarkua mëngjesin e sotëm.

“Udinese Calcio ka kënaqësinë të mirëpresë kampionin e botës dhe fituesin e Topit të Artë të vitit 2006, i cili do të udhëheqë ekipin deri në fund të sezonit futbollistik. Ai nënshkroi një kontratë deri më 30 qershor 2024.

Nuk ka nevojë të kujtojmë bëmat në fushë të një prej lojtarëve më të mëdhenj në historinë e futbollit italian, Cannavaro është një trajner i ri dhe i përgatitur me nivel ndërkombëtar, i cili tashmë ka pasur mundësinë të provojë aftësitë e tij edhe jashtë vendit.

Klubi ka identifikuar në përvojën e tij në fushë dhe teknikë dhe në drejtimin e tij të padiskutueshëm figurën e përshtatshme për ta çuar ekipin drejt objektivit të shpëtimit. Zoti Cannavaro do të shoqërohet nga vëllai i tij Paolo si ndihmës trajner dhe nga Francesco Troise si bashkëpunëtor teknik.

Stafi i ri do të drejtojë seancën e parë stërvitore këtë pasdite në orën 15:00. Prezantimi i Fabio Cannavaro do të bëhet nesër, më 23 prill, në orën 13:00 në sallën e shtypit të stadiumit”, shkruhet nw njoftimin e Udineses.

sfidanti.al