Neymar kthehet te Santos në vitin 2025

Neymar është gati të kthehet në shtëpi. Lojtari i Al Hilal është duke u rikuperuar nga dëmtimi i rëndë që pësoi dimrin e kaluar dhe për këtë arsye po planifikon të ardhmen, që duket se do të jetë sërish te Santos. Sipas asaj që raporton “Goal”, sulmuesi i brazilian do të kthehet në vendlindje në vitin 2025, madje këtë ua ka konfirmuar edhe lojtarëve të klubit brazilian. Sulmuesi ka qenë I pranishëm në Brazil mbrëmjen e djeshme ku ka prezantuar trofeun e Kupës Paulista në ndeshjen midis Santosit të tij dhe Palmeirasit.

sfidanti.al