Barcelona refuzon 200 milionë euro nga PSG-ja për Yamal

200 milionë euro është shifra që i është ofruar Barcelonës për djaloshin 16-vjeçar i konsideruar edhe si fëmija i mrekullueshëm. Bëhet fjalë për Lamine Yamal, interes për të cilin tashmë ka shfaqur PSG. Mediet shkruajnë se pavarësisht problemeve financiare ekipi ku dhe adoleshenti u përgatit si futbollisht ekipi spanjoll e ka refuzuar arritjen e marrëveshjes. Por nëse kjo do të nënshkruhet me këtë shifër to të ishte transferta e dytë më e lartë në historinë e futbollit sa i përket moshës pas asaj të Neymar që kushtoi në vlerën e 222 milionë euro. Bisedimet duket se kanë ditë që zhvillohen kur agjenti i tij u takua edhe me presidentin e Barcelonës Joan Laporta të cilit iu la oferta në tavolinë, por gjithçka është ndërprerë pa kundërofertë, pasi xhevahiri i kurorës së akademisë nuk do të ejtë në shitje. Vetëm të premten kundër Mallorcas 16-vjeçari arriti të triumfonte me një gol të mrekullueshëm. Ndërsa adoleshenti ka mundur të jetë titullar në ekip duke kaluar edhe shumë emra të mëdhenj. Ekspertët shprehen se një nga pengesat më të mëdha për të firmosur shitjen është edhe mbështetja e tifozëve. Mediet raportojnë se do të ishte shumë e vështirë që të hiqej dorë prej tij edhe pse shuma prej 200 milionë eurove do të jepte shumë zgjidhje për problemet e mëdha të ekipit. Megjithatë edhe francezët janë në kërkim të një sulmuesi, çka do të sjellë që presioni për të marrë super-adoleshentin të vazhdojë.

sfidanti.al