“Dora e Zotit” rikrijohet në Angli

Anglia është përfshirë nga një debat i madh që rikthen në kujtesë ngjarjen e dhimbshme të britanikëve që lidhet me “Dorën e Zotit”, në këtë rast e Diego Armando Maradonës që i eleminoi nga Kupa e Botës. Rikrijimi i asaj ngjarjeje ka ardhur më real se kurrë në një ndeshje të Championship mes QPR dhe West Bromwich me autor mbrojtësin Cedric Kipre por në drejtim të kundërt. Incidenti u regjistrua në minutën e 52 kur mesfushroi i QPR, Sam Field nisi një top me kokë drejt portës së West Bromwich. Në momentin që portieri Alex Palmer u duk se e zotëroi topin, Kipre me dorë e largoi nga trajektorja drejt rrjetës duke shpëtuar skuadrën e tij nga goli. Të paktë ishin ata që e kuptuan gjestin e mbrojtësit mik por pas përsëritjes së aksionit u duk qartë se Cedric Kipre e largoi topin me dorë dhe jo me kokë. Një episod për të cilin nuk u mor asnjë masë dhe ndikoi dukshëm në fatet e takimit që u mbyll në shifrat 2-2. Fitorja mund ta kishte ndihmuar QPR të shkëputej nga fundi i klasifikimit ku po lufton për mbijetesën ndërsa në krahun tjetër e mban West Brom në lojë për një vend në zonën play off.

sfidanti.al