Cristiano Ronaldo bëhet një… fustan, Georgina e vesh

Georgina Rodriguez ishte diva e vërtetë e sfilatës Vetements në Javën e Modës në Paris. Influencuesja shumë e famshme zgjodhi një look vërtet ikonik që me siguri do të mbetet në historinë e modës. Georgina magjepsi publikun në të kuqe të zjarrtë me një fustan të gjatë sirene që riprodhonte në mënyrë magjepsëse fanellën legjendare me numrin 7 të partnerit të saj, Cristiano Ronaldo (e kompletuar me emër dhe dedikim në gjoks). Qëllimi i stilistit ishte të dizajnonte një fustan të frymëzuar nga fanella e CR7 nga koha e tij te Manchester United, periudhë në të cilën ai përdori numrin 7 për herë të parë.

sfidanti.al