Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të fundit nga bota e futbollit. Në një prononcim për mediet, tekniku italian deklaroi se zemra e tij është te Brighton dhe se për momentin nuk mendon për asnjë klub tjetër. “Unë kam vetëm Brighton në kokën dhe në zemrën time. Do të doja ta mbyllja sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Kam një kontratë. Fokusi im është te Brighton, 100%”-tha De Zerbi në konferencën e dhënë në prag të ndeshjes ndaj Fulham-it.
Trajneri i Brighton është padyshim një nga teknikët më interesantë në zhvillim dhe emri i tij është përmendur shumë për të zëvendësuar përkatësisht Xavi-n te Barcelona dhe Tuchel te Bayern Munich, me të dy që do të largohen në fund të këtij kampionati.
sfidanti.al