Tottenham Hotspur nuk humb kohë dhe prezanton Timo Werner. Gjermani i bashkohet klubit londinez me formulë huazimi deri në fund të sezonit me të drejtë blerjeje. 27-vjeçari do të mbajë veshur fanellën me numër 16 dhe pritet t’i japë më tepër alternativa trajnerit Ange Postecoglou në fazën e sulmit. Për Werner ky është një rikthim në Premier League, pasi gjermani ka luajtur edhe në të kaluarën me Chelsean. Sulmuesi luajti me Blutë e Londrës nga 2020 deri në vitin 2022, ku shënoi 23 gola në 89 ndeshje. Ai u rikthye me Leipzigu-n në verën e 2022 dhe fitoi Kupën e Gjermanisë, si dhe Superkupën. Në Bundesliga, 27-vjeçari gëzon një rekord shumë pozitiv, teksa ka shënuar 113 gola në 213 paraqitje. Timo Werner është dhe pjesë e kombëtares së Gjermanisë që prej vitit 2017 dhe nga ai moment ka shënuar 24 gola me 4-herë kampionët e botës. Lojtari gjerman do të jetë një aset i vlefshëm për Tottenham Hotspur në këtë periudhë, ku sulmuesi kryesor Heung-Min Son është i impenjuar në Kupën e Azisë.
sfidanti.al