Vinicius Junior mbulon shpinën me idhujt e sportit

Sulmuesi brazilian i Realit të Madridit, Vinicius Zhunior ka udhëtuar drejt Los Anxhelosit për të përfunduar një tatuash, i cili i ka mbuluar të gjithë shpinën. “Black lives matter” dhe “Mentality” kanë qenë mesazhet, të cilat shoqëqrojnë edhe portretet e disa prej legjendave të sportit. Muhamed Ali është fiksuar pas fitores së madhe kundër Soni Liston ndërsa përkrah gjendet Majkëll Xhordan. Gjithashtu ndodhet edhe imazhi i Pele, në momentin e fitores të Botërorit të parë. Legjenda e brazilit ka “pranë” Kobi Brajantin. Por në këtë punim artisti i njohur “Ganga” duket se ka bërë një gabim të madh pasi ka “treguar” një histori të pavërtetë. Xhordan vihet re qartë se po karikon dorën e majtë. Legjenda e Bulls-ave nuk ka qenë mëngjërash.

sfidanti.al