Indrit Tuci bashkohet me Qazim Laçin te Sparta e Pragës

Indrit Tuci bën një hap cilësor në karrierë dhe transferohet në kampionatin çek tek Sparta e Pragës, ku do të gjejë edhe lojtarin tjetër kuqezi Qazim Laçi. Sulmuesi 23-vjeçar është blerja e parë e skuadrës çeke në këtë sezion të merkatos. Tuci largohet nga Lokomotiva e Zagrebit dhe firmos një kontratë afatgjatë me Spartën e Pragës, ku do të nisë stërvitjen në 8 janar. Sulmuesi i kombëtares kuqezi ka spikatur këtë sezon në kampionatin kroat, duke shënuar 6 gola në 17 ndeshje të luajtura. Një aventurë e re nis për talentin kuqezi, që tashmë do të tregojë vlerat e tij në kampionatin çek.

sfidanti.al