Tashmë është zyrtare, Victor Osimhen ka rinovuar kontratën e tij me Napolin deri në vitin 2026. Ka qenë presidenti i klubit italian Aurelio De Laurentiis, ai që ka dhënë lajmin në rrjetet sociale. Dhurata e Krishtlindjeve për klubin kampion të Italisë ka emrin Victor Osimhen. Sulmuesi nigerian ka zgjatur me një vit kontratën që e lidh me Napolin, duke rinovuar deri në vitin 2026. Në kontratën e re ka edhe një klauzolë largimi prej 130 milionë eurosh. Mbyllet me sukses një telenovelë e gjatë mes palëve. Në orët në vijim do të vijë edhe zyrtarizimi nga ana e klubit, por si gjithmonë De Laurentiis dëshiron që të japë vetë i pari lajmet e mira.
sfidanti.al