Lajm i keq për Bayern Munich, dëmtimi i Mazraoui, i rëndë

Lajm i keq për Thomas Tuchel, i cili ka humbur një tjetër pjesë sa i përket repartit të mbrojtjes. Noussair Mazraoui doli i dëmtuar nga ndeshja mes Bayern Munich dhe Manchester United. Së fundi është zhbuluar edhe koha që do të mungojë në fushën e blertë lojtari bavarez dhe nga mediet gjermane mësohet se Mazraoui do të jetë jashtë për të paktën gjashtë javë. Kështu mbrojtësi 26-vjeçar nuk pritet të rikthehet në lojë përpara muajit shkurt.

sfidanti.al