Karim Benzema vendosI rekord

Al-Ittihad fitoi 3-0 kundër Auckland City në ndeshjen e Kupës së Botës për klub dhe një nga golat e këtij dueli për klubin kampion të Arabisë Saudite u shënua nga Karim Benzema. Topi i Artë në fuqi ia ka dalë të shënojë në katër Kupa Bote për klube. Me një karrierë fantastike me Real Madridin, ai ka shënuar edhe në kompeticionet e 2014, 2016 dhe 2022, teksa bëhet i vetmi futbollist që shënon në katër edicione. Në raundin tjetër Al-Ittihad do të ndeshet me Al Ahli të Egjiptit. Fituesi i këtij çifti do të përballet në gjysmëfinale të turneut me kampionët e Kupës Libertadores, Fluminense. Manchester City, fituesi i Champions-it, do të përballet në  gjysmëfinale me fituesin e duelit mes Leon të Meksikës dhe Urava Red Diamonds të Japonisë më 19 dhjetor.

sfidanti.al