19 vite pa titull, një shqiptar drejton Hajdukun në rrugën titull

Ermir Sahiti shënon në Kroaci. Hajduku i Splitit ka si objektiv rikthimin te titulli kampion pas 19 vitesh, dhe ndodhet në rrugën e duhur për të festuar në fundin e sezonit. Skuadra e njohur kroate, po luan në transfertë ndaj Istrës, teksa kaloi në avantazh në minutën e 16’ falë golit të bukur të Sahitit. 24-vjeçari dardan tundi rrjetën kundërshtare me një diagonale të saktë, duke i dhuruar avantazhin e artë skuadrës së tij. Që kryeson kampionatin kroat. Ky është goli i tretë sezonal në HNL për futbollistin e Kosovës, i cili numëron edhe dy asiste. Më shumë se Sahiti te Hajduku ka shënuar vetëm kapiteni Marko Livaja (6).

sfidanti.al