Porto Riko, dy burgime të përjetshme për kampionin olimpik

Ish-kampioni olimpik, Felix Verdejo është dënuar me dy burgime të përjetshme pasi u cilësua fajtor për vrasjen e ish te fejuarës së tij shtatzanë. 27-vjeçarja Keishla Rodriguez u drogua përpara se të goditej për vdekje nga ish-sportisti në liqenin e San Juan në Porto Riko në vitin 2021.

Gjykata dëgjoi Verdejon i cili përfaqësoi Porto Rikon në Lojrat Olimpike 2012 por nuk mori parasysh asnjë shfajësim të 30-vjeçarit. Gjatë kohëve të fundit, boksieri kishte shfaqur probleme mendore dhe e reja ishte paralajmëruar nga familjarët për sjjeljet e tij të çuditshme që kulmuan me krimin makavër.

sfidanti.al