Ditën e dielë u zhvillua edicioni i shtatë i “Maratonës së Tiranës”, e cila është kthyer në një traditë të bukur për kryeqytetin, duke mirëpritur më shumë se 4,000 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe 48 vende të huaja. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në nisje të kësaj gare, u shpreh mirënjohës për të gjithë ata që i janë bashkuar këtë vit Maratonës së Tiranës.
“Kemi pasur pjesëmarrjen më të lartë edhe ndërkombëtarisht, 47 vende. Kur mendon që Ukraina dhe Izraeli janë në luftë dhe ne kemi pasur vrapues edhe nga këto dy vende, kjo është një kartolinë e jashtëzakonshme për Tiranën dhe besoj që është qershia mbi tortë e një viti ku Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Sportit”, ka deklaruar Veliaj.
Bledar Mesi për Shqipërinë u shpall kamnpion në 10 kilometra, ndërsa për femrat Redia Dauti, Anila Skora dhe Ledja Paja fituan për femrat. Vendi i parë për Luiza Gegën në gjysmë maratonë me kohën 1 orë e 13 minuta. Për meshkujt, podiumi u plotësua me 2 sportistë nga Kenia dhe një nga Italia. Sa i përket maratonës s ëmadhe, Ilir Kllezi fitoi vendin e parë, Renato Dorzi i dyti dhe Altin Vorpsi në vendin e trëtë, një podium tërsisht shqiptar.
Fituesit sipas kategorive:
42 km femra
1 Natalia Semenovych
2 Hellen Jepkosgei Kimutai
3 Sonia Cekini
21 km meshkuj
1 Ezekiel Kipkorir
2 Laban Cheruiyot
3 Hosea Kiplagat Tuei
21 km femra
1 Luiza Gega
2 Glorius Jepkirui
3 Ronah Nyaboke Nyabochoa
10 km meshkuj
1 Hillary Kiptum Maiyo Kimaiyo
2 Kennedy Kimutai Kaptila
3 Nicolo Bedini
10 km femra
1 Gresa Bakraci
2 Redia Dauti
3 Anila Skora
Meshkuj
1 Panagiotis Karaiskos
2 Bledar Mesi
3 Krzysztof Szymanowski
42km meshkuj
1 Ilir Këllezi
2 Renato Dorzi
3. Altin Vorpsi