Leksioni është i thjeshtë: as mos guxoni të parashikoni Para ndeshjes me Çekinë, uronim edhe për një barazim fatlum për Kombëtaren tonë . Pas ndeshjes me çekët kemi luksin e një humori special : sikur të mos na e kishin anulluar dhe atë golin , do të ishin katër gola!
Ajo që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Air Albania, ka ndryshuar gravitetin e arsyes për të gjykuar dy ekipet. Shqipëria e Silvinjos ..”e droguara” e grupit, që sillet si një ekip i madh në fushë, kurse Çekia u tret aq e vogël në fushë, aq e largët me portën tonë, sa mediat çeke i bënë “funeralin” ekipit të tyre : “ Më shumë se të vdekur…”
Por le të merremi me të gjallët, me ekipin e Silvinjos, me ata që na e fituan bastin se do të mbeteshin të parët në grup edhe pas ndeshjes me Çekinë. Dhe tani, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje, po dëgjohet kori i zmadhuar se njërën këmbë e kemi në Shqipëri dhe tjetrën në Gjermani, për të luajtur finalet. Vetëm Silvinjo pret ndeshjen e fundit me Ishujt Faroe. Një ndeshje që na dukej lilipute, shumë e vogël në fillim, por tani do të shpallet e madhe. Një rast llokum për të bërë magjinë që na e kërkon trupi…rofeshatat me biletat!
Sfidanti.al