Boca Juniors-Fluminense do të jetë finalja e Kupës Libertadores, e cila do të luhet më 4 nëntor në stadiumin Maracana në Brazil. Skuadra argjentinase do të kërkojë titullin e shtatë kampion në Amerikën Latine, ndërsa brazilianët janë në kërkim të trofeut të parë. Boca arriti të eliminonte Palmeirasin e Brazilit pas gjuajtjeve të penalltive, ndërkohë që loja u mbyll në barazim 1-1. Në gjuajtjet nga pika e bardhë, argjentinasit triumfuan 4-2.
Ndeshja e parë në Buenos Aires ishte mbyllur pa gola. Edinson Cavani kaloi në epërsi miqtë në minutën e 23-të. Joaquin Picherez barazoi në mesin e pjesës së dytë. Në gjuajtjet e penalltive, Cavani humbi të parën, por gjithçka u zgjidh nga portieri Romero, që priti dy nga katër gjuajtjet e brazilianëve. Një natë më parë, Fluminense fitoi 2-1 në derbin brazilian kundër Internacional Porto Alegre, pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë. Internacional kaloi në epërsi në minutën e dhjetë me golin e shënuar nga Merkado. Fluminense barazoi në të 81-tën, me Cennedy. Kur pritej që loja të shkonte në shtesë, Kano shënoi për miqtë në minutën e 87-të dhe çon Fluminensen në finale. Kjo e fundit do të luhet pikërisht në stadiumin e Fluminenses, Marakaná, ku vendasit do të kërkojnë triumfin kontinental.