Daku nuk i trembet dënimit të mundshëm nga UEFA

“Në fillim nuk e kisha mendjen te tatuazhi. Hoqa fanellën për të festuar golin. Më pas nisa të mendoja për tatuazhin dhe e bëra me shenjë nga ai. Dënim nga UEFA? Nuk më intereson fare, le të më dënojnë, pa problem, unë i marrë përsipër të gjitha. Vetëm Shqipërinë të mos e prekin nga dënimet”.

Ky është reagimi publik i Mirlind Dakut i pyetur nëse UEFA mund ta dënojë për tatuazhin e stampuar në trup të cilin e tregoi për publikun në golin e tij të parë të shënuar me fanellën kuqezi ndërsa nga Serbia mediat kanë kërkuar që të merren masa. Sulmuesi i Rubin Kazan vazhdon të shijojë atë sukses që për të ka lënë një shenjë të thellë. Fantastik fjaloshi nga Kosova që karikon grupin kuqezi edhe 20 ditë nga sfida vendimtare me Republikën Çeke.

sfidanti.al