Brasilia, bashkia e përdor stadiumin e botërorit për të parkuar autobusët

Sot është një vendparkim autobusësh por 9 vite më parë ka pritur ndeshje të Kupës së Botës, përfshirë një çerekfinale dhe atë të vendit të tretë me 7 sfida në total. Bëhet fjalë për stadiumin “Mane Garrincha” në zemër të Brazilit në kryeqytetin Brasilia që bashkia ka vendosur ta përdorë për qëllime të tjera pasi kostoja e mirëmbajtjes së kompleksit 72 mijë vendësh shkon deri në 150 mijë dollarë në muaj.
Në vitin 2014, Brazili ndërtoi dhe rikonstruktoi shumë stadiume për organizimin e Kupës së Botës por për shkak të kapacitetit të tyre shumë të madh, kostot e mirëmbajtjes janë të papërballueshme. Kjo kryevepër rëndom përdoret për panaire apo evenimente kulturore e së fundmi edhe për të parkuar autobusët e prishur. Stadiumi i vjetër i ndërtuar në vitet ‘70 u rikonstruktua dhe u rrit me 30 mijë vende në kapaitet ndërsa kostot e rikonstruksionit shkuan deri në 300 milionë dollarë.

 

Sfidanti.al