Pas humbjes 3 me 2, ndaj “aspirinave” të Bajer Leverkusen në përballjen e parë të kampionatit gjerman të Bundesliga, “demat” e Lajpcig janë kthyer te fitorja me goleadë, duke mundur mbrëmjen e kësaj të premteje në “Red Bull Arena”, skuadrën e Shtugartit, me rezultatin e thellë 5 me 1.
Pavarësisht rezultatit, të parët që gjetën rrugën e rrjetës ishin miqtë e Stuttgart, të cilët morën avantazhin pas golit të Serhu Girasi, në minutën e 35’-të të sfidës, duke e mbyllur kështu pjesën e parë në avantazhin 0 me 1. Mirëpo, me fillimin e pjesës së dytë, “demat” e Marko Roze “ndezën” motorët dhe shënuan plot 5 herë në portën kundërshtare. Fillimisht do të ishte Benxhamin Henriks, në minutën e 51’-të të sfidës e më pas Dani Olmo, Luis Openda, Kevin Kampël e Ksavi Simons, të cilët shënuan golat e tyre respektivisht në minutat 63’, 66’, 74’, 76’, duke “vulosur” kështu rezultatin përfundimtar 5 me 1.
Pas kësaj përballjeje, tashmë “demat” e Lajpcig, duhet të bëhen gati për një kundërshtar shumë të fortë, siç janë dhe kryeqytetasit e Union Berlin, ndërsa skuadra e Shtugart do të presë në shtëpi “rivalët” e Frajburg.
sfidanti.al