Historike, Kombëtarja spanjolle e femrave fiton për herë të parë Kupën e Botës

Spanja për femra ka shkruar emrin në librin e artë, duke fituar për herë të parë Botërorin. Skuadra spanjolle ka mundur në finale Anglinë me rezultatin 1-0, aty ku ka vendosur një gol i shënuar në minutën e 29 të takimit.

Dy skuadrat kanë luftuar deri në sekondat e fundit dhe rastet e humbura nga të dyja skuadrat kanë qenë të shumta. Skuadra spanjolle humbi edhe një penallti në pjesë të dytë, e cila u ndal nga portierja e Anglisë.

 

sfidanti.al