Askush si ai. Maks Verstapen tregoi edhe një herë dominimin si pilot, por edhe të makinësë tij Red Bull, me fitoren bindëse në Çmimin e Madh të Austrisë dhe me vendosjen e një rekordi. Kampioni i botës në fuqi në Formula 1 u bë i pari në historinë e këtij turneu që fiton edhe provat zyrtare, edhe sprintin përpara garës, edhe vetë garën, si dhe merr xhiron më të shpejtë. “Ishte një fundjavë e mirë për ne, – tha ai, më pas, – Është gjithmonë e paparashikueshme kur ekziston sprinti përpara garës, por unë mendoj se ne bëmë gjithçka siç duhet. Makina u përgjigj shumë mirë. Ne u kujdesëm siç duhet për gomat dhe patëm shpejtësi të madhe. Makina virtuale e sigurisë e ndryshoi situatën, por ne ia dolëm deri në fund”. E vërteta është që legjenda të kaluara si Fangio, Sena, Prost apo Shumaher nuk e kanë pasur këtë mundësi, sepse atëherë sprinti përpara garës nuk ka ekzistuar. Holandezi 24-vjeçar nuk ka ndërmend t’i hapë rrugën dikujt në Formula 1, ndërsa arriti suksesin e 7-të në sezon.
Sfidanti.al