Për të është folur shpesh dhe ka pasur spekullime që e kanë vendosur gjatësinë e trupit të tij nga 2.18 deri në 2.26 metra. Gjithsesi, me mbërritjen në NBA, San Antonio Spërsat kanë bërë matjen zyrtare të talentit 19-vjeçar nga Franca, Viktor Uembaniama. Në përfundim të matjes, ai ka dalë 2.23 metra shtatlartë, që është vërtet një numër i jashtëzakonshëm. Ylli i ri është basketbollisti i dytë më shtatlartë i NBA-së pas serbit Boban Marjanoviç që është 2.25 metra. Pritet që Uembaniama të zgjatet edhe më shumë, ndërsa ai ka fituar dy centimetra që nga tetori i vitit të kaluar.
Sfidanti.al