Ka qenë legjenda e koshit e viteve 60-të, 70-të e 80-të, duke luajtur për skuadrën e famshme të Rigës dhe kombëtaren e Bashkimit Sovjetik. Uljana Semjonova cilësohet basketbollistja më dominuese e historisë së këtij sporti, me shtatlartësinë e saj 2.13 metra, duke fituar gjithçka, veçse tashmë ajo është në moshë të madhe, 71-vjeçare. Pleqëria nuk po i vjen e mirë, i kanë prerë një këmbë dhe është me paterica. Ish-rivalet e dikurshme po mbledhin para që Semjonova, një grua me origjinë ruse, por me nënshtetësi letoneze, të mund të sigurojë jetën gjatë pensionit.
Sfidanti.al