Shoqata e Gazetarëve Sportivë (që në Angli i quajnë shkrimtarë) e ka dhënë vendimin e saj. Erling Halandi Meriton këtë sezon të jetë lojtari më i mirë, duke lënë pas me diferencë të madhe të tjerët. Sulmuesi norvegjez i Man. Sitit mori 72 për qind të votave, që do të thotë diferenca më e madhe në historinë e këtij çmimi. Halandi po shkon drejt Këpucës së Artë në Angli dhe në Europë. Në podium dolën dy lojtarë të Arsenalit, Saka dhe Odegard.
Sfidanti.al