Siti ruhet për Championsin, Guardiola nxehet me Halandin!

Mançester Siti u duk se nuk deshi të harxhonte shumë “bateri” në sfidën e kampionatit kundër Lidsit, të cilën edhe rrezikoi që ta barazonte. Pasi kryesoi 2-0 që në pjesën e parë me golat e shënuar nga Ilkai Gyndogan, kampionia në fuqi e Anglisë e uli ritmin dhe Lidsi u kthye në garë. Rodrigo shënoi në 85’, një minutë pasi Gyndogan humbi një penallti. Këtë 11-metërsh duhej ta kishte gjuajtur Erling Halandi, por norvegjezi u tregua bujar duke dashur t’i jepte mundësinë Gyndoganit që të shënonte një tregolësh. Trajneri Pep Guardiola nuk ishte aspak i kënaqur dhe e kritikoi sulmuesin e tij pas ndeshjes. “Ai është njeriu që duhet të gjuajë penalltitë, – tha katalanasi, – ai duhej ta kishte gjuajtur”. Siti luan ndaj Realit në mesjavë në gjysmëfinalen e parë të Championsit në Madrid.

Sfidanti.al