Taulant Seferi e ka gjetur “Eldoradon” e tij në Ukrainë!

Në një kampionat të vështirë, në kushte lufte, ai po e thotë fjalën e tij. Për një sulmues, fjala janë golat dhe Taulant Seferi e ka fituar tashmë bastin personal në Premier Ligën e Ukrainës. Futbollisti i kombëtares shqiptare ishte autor i golit të vetëm për Vorsklën e Poltavës në sfidën e javës së21-të në fushën e Çernomorecit të Odesës. Një rrjetë me peshën e tri pikëve që ishte i 9-ti për Seferin këtë vit, me ritëm gati një gol në çdo dy ndeshje. Vorskla po zhvillon një kampionat të qetë, pa rreziqe duke qenë në mes të tabelës, në vendin e 8-të ndër 16 ekipe, ndërsa Shahtari i Donjeckut është i shkëputur dhe është shumë pranë fitores së një tjetër titulli.

Sfidanti.al