Bëri përshtypje të madhe ajo që ndodhi në “Anfild” dhe një gjyqtar që godet me bërryl nuk është se e kemi parë përherë. Këtë e bëri Konstandin Haxhidakis, vijërojtësi që goditi Andi Robertsonin e Liverpulin, ndërsa për të është hapur një hetim. Ish-arbitri i Premier Ligës, Mark Halsej (Halsey) ka deklaruar se Haxhidakis meriton të njëjtin dënim që mori sulmuesi i Fulhamit, Aleksandar Mitroviç, që u dënua me 8 ndeshje sepse shtyu gjyqtarin. Për Halsejn, edhe Haxhidakisi duhet të pezullohet për 8 ndeshje.
Sfidanti.al