Laporta: Do ta mbrojmë Barcelonën deri në pikën e fundit të gjakut!

Presidenti bën shpalljen e luftës për akuzuesit që thonë se prej 20 vitesh ky klub po blen arbitrat që t’i ketë në krahun e tij. Zhoan Laporta deklaroi se do të luftojë deri në fund për të mbrojtur nderin e Barcelonës që për momentin duket i njollosur. “Luftojmë deri në pikën e fundit të gjakut, – thotë ai, – kemi 123 vjet histori në të cilën kemi treguar vlera, bashkëpunim, përgjegjësi, ndershmëri dhe sportivitet. Në këtë histori nuk ka asgjë dhe e vetmja gjë që duan është që të dëmtojnë imazhin tonë”.

Sfidanti.al