Inter sa larg kreut, por tifozët në “San Siro” janë si për titull!

Do të jenë gati 75 000 njerëz në stadiumin milanez për ndeshjen e së dielës. Disfata në “Dal ’Ara” të Bolonjës ishte e rëndë, por gjithsesi tifozët e Interit nuk janë shkurajuar. Vetëm disa qindra bileta kishin mbetur pa u shitur deri mbrëmjen e djeshme dhe kjo do të thotë se në “San Siro”, zikaltërit do të kenë një publik si për rast titulli. Nuk do të kenë përballë ndonjë kundërshtar të jashtëzakonshëm, ndonjë Napoli, Milan apo Juventusi, porse Leçen, e megjithatë tifozët duan të bëjnë detyrën dhe që Interi të ndihmohet për të arritur zonën Champions, madje vendin e dytë.

Sfidanti.al