Xhuliano Skuka e nisi mbarë në Francë, pas penalltisë priten golat!

Ish-sulmuesi i Partizanit, Xhuljano Skuka, debutoi me fanellën e Metz në Ligën e Dytë franceze. Sulmuesi luajti si zëvendësues duke nisur nga minuta e 83-të, në ndeshjen kundër Rodez që përfundoi me rezultatin 1-1. Atij i mjaftuan pak minuta në fushë për të lënë gjurmë në këtë sfidë.  Në sekondat e fundit të ndeshjes, sulmuesi shqiptar mori një top të gjatë dhe kaloi portierin kundërshtar.   Por përpara se të godiste ai u pengua nga portiere, duke e detyruar atë të fdalë nga fusha me karton të kuq. Megjithëse me një lojtar më shumë në ato pak minuta të shtesës, Metz nuk arriti të merrte më shumë se barazimi në debutimin e sulmuesit të kombëtares shqiptare.

Sfidanti.al