Besohet se për kombëtaren do të kthehet në kohë sepse flitet për ndeshjen e eliminatoreve të Europianit në fund të marsit, por për Serinë A do të ketë probleme. Ardian Ismajli ka pësuar të njëjtin dëmtim që pati edhe në fillim të sezonit, një lëndim muskulor në këmbë, i cili pritet ta lerë jashtë fushave të lojës për Empolin për disa javë. Kjo do të thotë se mbrojtësi kuqezi do të mungojë për disa ndeshje, dhe kjo është goditje për skuadrën toskane pasi ai ishte titullar i padiskutueshëm.
Sfidanti.al