Ishte minuta e 10-të dhe Interi kaloi në epërsi në finalen e Superkupës në Arabinë Saudite. Ishte Dimarko që shënoi, ndërsa aksioni ishte nga Xheko tek Barela që pasoi për realizuesin. U dyshua për pozicion jashtë loje të Barelës, por pozicioni jashtë loje gjysmë automatik ndërhyri shpejt dhe vendosi që goli të ishte i rregullt. Ky ishte debutimi i kësaj risie teknologjike në futbollin italian, ashtu siç ishte premtuar që do të ndodhte në nisje të gjysmës së dytë të sezonit. Në Spanjë, gjithashtu kjo teknologji u përdor në gjysmëfinalen e Superkupës (Barcelona-Betis), ndërsa UEFA e ka bërë në Champions këtë sezon dhe FIFA në Kupën e Botës.
Sfidanti.al