Gjokoviçi, “autogol” dhe kërkesë faljeje ndaj stafit të tij teknik!

Sporti profesionist i niveleve më të larta, padyshim që ka edhe një trysni përtej të zakonshmes, dhe jo gjithmonë kampionët ia dalin të kontrollojnë veten. Novak Gjokoviç është tip vërtet “sanguin”, siç e ka treguar në të kaluarën dhe siç duhet të jenë në përgjithësi sportistët. Këtë herë ai nuk goditi dikë me top tenisi në nerva e sipër, por iu kthye keqazi ndonjë pjesëtari të stafit të tij teknik, ndërsa po luante finalen e turneut të Adelajdes. Sipas “Markës” spanjolle, ai iu drejtua vëllait të tij, Markos, ndërsa media serbe, “B92” shkruan se Nole e pati edhe me Markon, por edhe me agjentin e tij, Edoardon, por jo me trajnerin kroat, Goran Ivanisheviç. Më pas, ai u kërkoi falje publikisht në ceremoninë e dorëzimit të trofeut, duke bërë edhe foton e përbashkët me ta.

Sfidanti.al