Në Mynih gjithçka shkon më së miri nga ana financiare. Edhe nëse nuk mund të jetë si “sahat zviceran” për shkak të fatkeqësive si pandemia e koronavirusit, sërish tek Bajerni kontrolli i llogarive është i rreptë. Veçse, jo gjithkund nëpër botë (apo në Europë) nuk ka klube të tillë, gjë që e mërzit shumë shefin ekzekutiv bavarez, Oliver Kahn. Ish-kapiteni i Bajernit dhe i Gjermanisë sulmon Barcelonën dhe Juventusin, ndonëse nuk i përmend me emër. “Është shumë irrituese për Bajernin, – thotë Kahni, – ne punojmë me seriozitet dhe përkushtim prej vitesh, ndërsa ka klube që raportojnë çdo sezon humbje prej 50-150 milionë eurosh. Për mua është një mister sesi mund të ndodhë kjo gjë”. Kritika e Kahnit është edhe për UEFA-n dhe ligat kombëtare.
Sfidanti.al