Ndoshta koha bën të vetën dhe jo gjithmonë dashuria e parë është ajo që mbahet mend më shumë. Adriano Galiani ndjen më tepër dashurinë e fundit, Monzën, me të cilën u ngjit këtë sezon në Serinë A, si gjithmonë si krahu i djathtë i Silvio Berluskonit. “Ndjeva më shumë lumturi për këtë sukses sesa për 5 Championsët e fituar me Milanin”, – ishin fjalët e Galianit. Ndoshta edhe ka harruar sepse Ligën e Kampionëve me Galianin, Milani e fitoi në vitet 1989, 1990, 1994, 2003 dhe 2007.
Sfidanti.al