Polemikat për golin e Japonisë, Luis Enrike rrezikoi “atakun në zemër”!

Nuk mungojnë polemikat për eliminimin e gjermanisë. Bëhet fjalë për golin e dytë të shënuar nga Japonia, në triumfin 2-1 ndaj Spanjës. gjyqtari e anuloi fillimisht për shkak të daljes së topit jashtë vijës kufizuese, por VAR-i ndërhyn për të kthyer vendimin. Goli u konsiderua i rregullt dhe falë këtij goli Japonia u kualifikua për më tej. Japonia arriti të mundë spanjën me vetëm 17.7% të posedimit të topit, përqindja më e ulët e regjistruar në histori të Kupës së Botës. Kjo ishte humbja e parë në botëror për spanjën nga një kombëtare aziatike. Një humbje që për disa minuta i solli eliminimiin, por në fund i gëzohet vendit të dytë. Kjo pasi spanjollët do të përballen me Marokun në fazën tjetër, ndërsa kanë shmangur Brazilin në fazën pasardhëse. Megjithatë, humbja ndaj Japonisë ka nervozuar trjanerin Luis Enrike. “Doja të kualifikoheshim si vendi i.parë dhe më vjen shumë keq për këtë rezultat, – tha ai, – gabuam vetëm 5 minuta dhe Japonia na ndëshkoi dy here, por mund të shënonin edhe më shumë. Kam rezerva për lojën, ndaj fola me djemtë që të shmangim paraqitje të tilla. Nuk e dija se do të eliminoheshim për një kohë të shkurtër. Nëse do ta kuptoja këtë, me siguri do të kisha pasur një atak në zemër”.

Sfidanti.al