Lebron Xhejmsi sfidon edhe një herë “Nënën Natyrë”, shënon 39 pikë!

Problemin e ka kur është i dëmtuar, apo kur shokët nuk i përgjigjen. Vetë Lebron Xhejmsi e ka ndarë mendjen të vazhdojë të luajë dhe nuk e ka problem që tani po mbush “rrumbullak” 38 vjeç. Legjenda veterane e NBA-së e sfidoi edhe një herë moshën duke shënuar 39 pikë në fitoren e Lejkërsave ndaj San Antonios, 143-138. Lebroni ishte në fushë për 35 minuta e gjysmë, dhe kaq i mjaftuan që të realizonte 39 pikët, duke qenë mjaft mirë me gjuajtjet nga loja (7-12 tripikëshat) dhe nga vija e gjuajtjeve të lira (10-10). “Mbreti i basketbollit” shtoi 11 topa në tabela, e 3 asistë, 1 vjedhje topi e 1 bllokim gjuajtjeje, ndërsa “Liqenasit” përballuan mungesën e Entoni Dejvisit. Të shohim nëse do të arrijnë ta bëjnë kthesën sepse ende janë dobët në renditje me vetëm 7 fitore e 11 humbje.

Sfidanti.al