Kamavinga, ofendime raciste pas dëmtimit të Nkunkus!

Franca humbi një nga sulmuesit tek të cilët kishte mjaft shpresë në Kupën e Botës, ndërsa pasojat për “fajtorin” ishin të rënda. Kristofer Nkunku u dëmtua nga ndërhyrja pa qëllim, por e ashpër e mesfushorit Eduardo Kamavinga, i cili pas kësaj iu nënshtrua një “breshërie” ofendimesh raciste në rrjetet sociale. Një sëmundje e pashërueshme vazhdon të “infektojë” këto rrjete ku mjaft tifozë sulmuan egër djaloshin 20-vjeçar me origjinë afrikane (ashtu si edhe Nkunku). Trajneri i Francës, Deshamp, thirri sulmuesin e Frankfurtit, Kolo Muani, në vend të Nkunkut.

Sfidanti.al